Marotta: Vidalin e shesim vetëm nëse kërkon të largohet

Mesfushori kilian është shënjestër e Manchester Unitedit dhe është raportuar se klubi anglez mund të ofrojë deri në 60 milionë euro për shërbimet e tij.
Përfaqësuesit e 27-vjeçarit janë duke negociuar me shefat e Juves rreth mundësisë së transferimit.
“Ne kemi ide të qarta. E kemi rinovuar kontratën e tij para disa muajsh duke ditur se mund të llogarisnim në të”.
“Ne nuk duam ta shesim Vidalin, janë vetëm spekulime, sepse ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”.
“Asnjëherë nuk e kemi aktivizuar klauzolën në përpjekje për ta shitur – nëse ai nuk shpreh interesim për t’u larguar, pozita jonë nuk do të ndryshojë”, ka deklaruar Marotta për Sky Italia. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/07/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































