LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Po kërkojmë dy sulmues për Conten, por nuk mund t’i rrezikojmë ekuilibrat ekonomik

Marotta: Po kërkojmë dy sulmues për Conten, por nuk mund t’i rrezikojmë ekuilibrat ekonomik
Antonio Conte dhe Giuseppe Marotta (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Beppe Marotta konfirmoi se Interi po kërkon dy sulmues për Antonio Conten, por gjithashtu shtoi se ekzistojnë balancat ekonomike që duhet të respektohen.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit foli në media pas një takimi në Kinë midis trajnerit dhe shefave të ndryshëm të Interit dhe foli gjerë e gjatë për objektivat e transferimit, largimeve dhe balancat ekonomike.


“I gjithë klubi është në sinkron, madje edhe në simbiozë, me trajnerin, me përqendrimin e tij në detaje, faktin që ai është shumë kërkues dhe ka një kulturë të fortë pune në bazë të gjithçkaje”, ka thënë fillimisht Marotta.

Marotta: Conte së shpejti do ta ketë skuadrën e kompletuar  
Lexo po ashtu Marotta: Conte së shpejti do ta ketë skuadrën e kompletuar  

“Kjo është arsyeja pse ai mendon se duhet të ketë një ekip në dispozicion të tij sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, afati i transferimeve do është i gjatë dhe nuk ka kaluar në fazën tjetër”.

Conte është i pakënaqur me drejtuesit e Interit deri më tani (Foto: Inter/Twitter)

“Është e qartë se ne po luftojmë para së gjithash në sulm, por duam të bëjmë gjërat me qetësi në mënyrë që të mos bëjmë zgjedhje të nxituara”.

“Çdo vendim do të bëhet dhe do të ndahet me Conten, padyshim, por ne duhet të pranojmë gjithashtu se ekzistojnë ekuilibrat ekonomik që duhet respektuar dhe kështu ne po mbajmë një sy të ngushtë në situatën financiare të Fair Playit”.

Marotta dhe Conte

“Ne nuk mund të bëjmë një investim shumë të madh, pasi ne rrezikojmë të kthehemi në Librat e këqija të UEFA-s”.

“Unë dua të përsëris se nevojat e Contes janë nevojat tona, për të përmirësuar dhe përforcuar ekipin”.

Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve
Lexo po ashtu Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve

“Jemi duke kërkuar dy sulmues, një më me përvojë dhe një tjetër më të ri, sepse që nga sot kemi vetëm Lautaro Martinez. Sezonin e kaluar kemi pasur Keita Balde Diao dhe Mauro Icardi, tani kemi vetëm një sulmues”.

“Ne jemi duke u përpjekur të meditojmë dhe të vlerësojmë profilet e ndryshme, por është një vit i ndryshimit. Conte dhe idetë e tij të reja kanë ardhur, ndërsa vitin e ardhshëm ne do të jemi më të përgatitur dhe të efektshëm”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori