LAJMI I FUNDIT:

Marotta e mendon Mourinhon si zëvendësues të Spallettit te Interi

Marotta e mendon Mourinhon si zëvendësues të Spallettit te Interi

Interi po e sheh trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho, si idealin për një magji të dytë në Giuseppe Meazza.

Klubi italian ishte afër të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, por një barazim në shtëpi me PSV-në bëri që Interi të mos e kalojë grupin.

Pas këtij dështimi, karrigia e trajnerit italian Luciano Spalletti ka filluar të lëkundet dhe të përfolët për një largim të tij.

Zyrtare: Marotta emërohet drejtor ekzekutiv i sportit te Interi
Lexo po ashtu Zyrtare: Marotta emërohet drejtor ekzekutiv i sportit te Interi

Sipas mediumit anglez Sunday Express, Interi po e konsideron ndarjen me Spallettin verën e ardhshme pasi ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe janë larg nga Juventusi me 14 pikë në Serie A.

Spalletti mund të largohet nga Interi në sezonin e ardhshëm (Getty Images)

Ish-trajneri Mourinho është një nga emrat më të lidhur dhe më të preferuar nga drejtuesi i ri Giuseppe Marotta, për të marrë drejtimin e skuadrës.

Mourinho ka fituar shumë trofe me Interin në të kaluarën

Marotta gjithashtu është duke e konsideruar edhe ish-trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, nëse nuk e shtyjnë kontratën e Spallettit, e cila përfundon në fund të sezonit.

Marotta bën goditjen e parë te Interi, Conte mund të jetë trajner i ri
Lexo po ashtu Marotta bën goditjen e parë te Interi, Conte mund të jetë trajner i ri

Mourinho arriti në United në vitin 2016 për të zëvendësuar Louis van Gaal dhe ai fitoi Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë.

Por, sezoni aktual ka mërzitur drejtuesit e Unitedit mbi dështimin e tyre për të nënshkruar një mbrojtës qendror para mbylljes së afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori