LAJMI I FUNDIT:

Markoviq: Vizita ime në Kosovë kishte për qëllim zgjidhjen e ngërçit rreth Demarkacionit (Video)

Markoviq: Vizita ime në Kosovë kishte për qëllim zgjidhjen e ngërçit rreth Demarkacionit (Video)

Kryeministri  i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka punuar rreth çështjeve që kanë quar deri te deklarata e përbashkët mes Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, që në Kosovë të krijohet hapësira për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës.

“Vizita ime në Kosovë ka pasur për qëllim që të vijmë deri te ky moment që do të duhej të mundësonte ratifikimin e Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, kurse në fazën tjetër të ndodh edhe implementimi. Ditëve të fundit në një frymë mirëkuptimi kemi biseduar me autoritetet në Kosovë, duke shprehur përgjegjësinë dhe mirëkuptimin. Sa i përket kësaj çështje, Mali i Zi ka shprehur gatishmërinë që t’ju ndihmojmë autoriteteve kosovare të krijojnë një ambient të shëndoshë politik për marrëveshjen. Kjo qasje nuk do të thotë se gjërat do të shkojnë prapa, por që do te ecim përpara. Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjen për Demarkacionin, ajo mbetet në fuqi por me këtë deklaratë jemi duke shprehur ua gatishmërinë  autoriteteve të Kosovës, që në kuadër të autorizimit me rastin e konfirmimit të kufirit në terren, do të punojmë së bashku në aspektin gjeografik, ekonomik për të dyja anët”, ka thënë Markovic në mbledhjen e veçantë të Qeverisë, transmeton Telegrafi.


Më ketë Markoviq ka shtuar se Mali i Zi ka treguar përgjegjësi e afërsi në zgjidhjen e problemeve, e jo në hapjen e tyre duke i mbajtur në tavolinë, duke shtuar se në këtë mënyrë konfirmojmë atë që e kemi treguar deri tash me parime që promovojnë vlerat e Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori