LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg vjen me një tjetër deklaratë rreth “luftës në kafaz” me Elon Musk

Mark Zuckerberg vjen me një tjetër deklaratë rreth “luftës në kafaz” me Elon Musk

Themeluesi dhe CEO i Meta Platforms, Mark Zuckerberg thotë se është gati të përballet me themeluesin dhe pronarin e Twitter dhe të SpaceX, Elon Musk, në një garë fizike.

“Unë e dua këtë sport dhe kam qenë gati të luftoj që nga dita kur Elon më sfidoi”, tha ai në Threads, përcjell Telegrafi.


“Nëse ai ndonjëherë bie dakord për një datë të vërtetë, do ta dëgjoni nga unë…”.

Post by @zuck
View on Threads

Më pak se një javë më parë, themeluesi i Facebook tha se ishte gati atëherë dhe kishte sugjeruar një datë për luftën.

Lufta ndërmjet Elon Musk dhe Mark Zuckerberg 'në kafaz' pritet të zhvillohet në një 'lokacion epik' në Itali
Lexo po ashtu Lufta ndërmjet Elon Musk dhe Mark Zuckerberg 'në kafaz' pritet të zhvillohet në një 'lokacion epik' në Itali

“Unë jam gati sot. I sugjerova 26 gushtin kur ai më sfidoi për herë të parë, por ai nuk e ka konfirmuar…”, ka shkruar ai. “Unë e dua këtë sport dhe do të vazhdoj të konkurroj me njerëz që stërviten pavarësisht se çfarë ndodh këtu”.

Të premten, miliarderi shkoi në X – i njohur më parë si Twitter – për të dhënë detaje shtesë.

“Lufta do të menaxhohet nga fondacionet e mia dhe të Zuck (jo UFC). Livestream do të jetë në këtë platformë dhe Meta. Gjithçka në kornizën e kamerës do të jetë Roma e lashtë, pra asgjë moderne. Fola me kryeministrin e Italisë dhe ministrin e Kulturës. Ata kanë rënë dakord për një vend epik”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori