LAJMI I FUNDIT:

Lufta ndërmjet Elon Musk dhe Mark Zuckerberg ‘në kafaz’ pritet të zhvillohet në një ‘lokacion epik’ në Itali

Lufta ndërmjet Elon Musk dhe Mark Zuckerberg ‘në kafaz’ pritet të zhvillohet në një ‘lokacion epik’ në Itali

Elon Musk ka sugjeruar që lufta e tij e planifikuar “në kafaz” me bashkëthemeluesin e Meta, Mark Zuckerberg, do të zhvillohet në një “lokacion epik”.

Në një seri postimesh në X, i njohur më parë si Twitter, Musk tha se ka qenë në kontakt me kryeministrin italian dhe ministrin e kulturës për organizimin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ai gjithashtu rikonfirmoi se lufta do të transmetohet drejtpërdrejt në X dhe Meta.

Musk, 52 vjeç, shkroi: “Lufta do të menaxhohet nga fondacionet e mia dhe të Zuck (jo UFC). Livestream do të jetë në këtë platformë dhe Meta”.

“Gjithçka në kornizën e kamerës do të jetë Roma e lashtë, pra asgjë moderne”.

Mark Zuckerberg thotë se është gati të ndeshet me Elon Musk 'sot' - jep përgjigje ndaj propozimit të rivalit të tij se lufta do të transmetohej drejtpërdrejt në X
Lexo po ashtu Mark Zuckerberg thotë se është gati të ndeshet me Elon Musk 'sot' - jep përgjigje ndaj propozimit të rivalit të tij se lufta do të transmetohej drejtpërdrejt në X

“Kam folur me kryeministrin e Italisë dhe ministrin e Kulturës. Ata kanë rënë dakord për një vend epik”.

Ai shtoi: “Gjithçka e bërë do të respektojë të kaluarën dhe të tashmen e Italisë. Dhe të gjitha të ardhurat shkojnë për veteranët”.

Përveç referencës për Romën e lashtë, Musk postoi edhe fjalën “gladiator” me dy emoji shpata të kryqëzuara.

Kjo bëri që disa përdorues të X të spekulojnë se lufta mund të zhvillohet në Koloseum – amfiteatri ku mbaheshin garat gladiatorësh gjatë Perandorisë Romake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori