LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë

Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij 38-vjeçare, Priscilla, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë së bashku.

Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur themeluesi i Meta-s në platformën e tij në Instagram mëngjesin e së premtes.


38-vjeçari tregoi se fëmija i tyre i tretë është një vajzë që ata e kanë quajtur, Aurelia Chan Zuckerberg.

Foto: Instagram

“Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim”, ka shkruar ai.

Marku – i cili pushoi nga puna 10,000 punonjës të Meta-s në fillim të këtij muaji – shihet në foto duke qëndruar pranë foshnjës dhe duke i dhënë një buzëqeshje.

Të gjitha lajmet nga Mark Zuckerberg
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mark Zuckerberg

Në imazhin tjetër, Zuckerberg publikoi një imazh të bashkëshortes duke e mbajtur në krah vajzën, gjersa ishte akoma në spital.

Foto: Instagram

Ata tashmë kanë vajzat: Maxima, shtatë vjeçe, e lindur në dhjetor 2015 dhe August, pesë vjeçe, e lindur në gusht 2017.

Zuckerberg dhe gruaja e tij, një filantrope, u takuan në një festë ku të dy po merrnin pjesë si studentë të Harvardit në vitin 2003.

Mark dhe partnerja e tij

Ata filluan të takoheshin që nga aty dhe u martuan nëntë vjet më vonë në 2012, vetëm një ditë pasi Facebook u bë publik dhe mbajtën një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së tyre. /Telegrafi/

Mark dhe gruaja e tij

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori