Mark Wahlberg është i njohur për një numër të madh të filmave që i ka sjell ndër vite.

Ai ka edhe një fizikus të mirë, për të cilin kujdeset në saje të ushtrimeve të panumërta në palestër.

Por, duket se aktorit i pëlqen edhe një këngë e reperit shqiptar, Labinot Gashit, i cili më mirë e njohim si G4shi.

Në fakt, që kur reperi publikoi këngën “My Year” në bashkëpunim me G Easyn, besohet se do të kthehej në hit kudo.

Aktori ka publikuar në rrjetet sociale një video teksa shihet duke ushtruar ndërsa në prapavijë dëgjohet kënga e shqiptarit.

Ndryshe, theksojmë se të njëjtën gjë e kishte bërë edhe aktorja dhe bukuroshja amerikane me prejardhje armene, Kim Kardashian. /Telegrafi/