LAJMI I FUNDIT:

Mariza Ikonomi tregon se përse nuk merr pjesë më në festivale: Kam më shumë për të dhënë

Mariza Ikonomi tregon se përse nuk merr pjesë më në festivale: Kam më shumë për të dhënë
Mariza Ikonomi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi, viteve të fundit ka bërë një tërheqje nga muzika e po ashtu edhe nga festivalet.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime”, ku ka folur më gjatë për jetën private dhe atë profesionale.


E pyetur se përse ka hequr dorë nga festivalet, Ikonomi shprehet se ka më tepër për të dhënë se sa një këngë në festival.

Mariza Ikonomi (Foto: YouTube)

Mirela Milori: Je tërhequr nga festivalet, pse kjo vendimmarrje sepse je shumë e re për të thënë kështu?

Mariza Ikonomi: Jam tërhequr për momentin, sepse unë mendoj që kam shumë më tepër për të dhënë sesa vetëm një këngë në festival. Ka ardhur momenti që gjithë këngën e mia, dua t’i përmbledh, ka shumë këngë të tjera që i kam kompozuar dhe akoma nuk i kam nxjerrë. Një prej tyre është edhe kënga “Dua të jetoj” që është bërë në kohë pandemie të cilën e publikova në 31 Dhjetor. Ka shumë këngën që nuk mund të përfshihen vetëm në një festival dhe plus konkurrenca është pak e lodhshme.

Mirela Milori: Të lodh më shumë ajo konkurrenca në skenë, apo ajo konkurrenca prapaskene?

Mariza Ikonomi: Konkurrenca në skenë nuk më lodh se prekja e skenës është i vetmi vend që mua më bën të ndihem e sigurt sikur bota është e imja. Kurse prapaskenat, janë disa gjëra që nuk mësohesh dot.

Mirela Milori: Cili ka qenë episodi që të ka dhembur më shumë?

Mariza Ikonomi: Ja pjesa “Ku është dashuria” për shembull, ka qenë një këngë vërtet për t’u vlerësuar dhe nuk e mori atë vlerësim që duhej. Telefonatë zemrash ka qenë një nga këngët që vërtet mori çmimin e publikut, por nuk mori prapë vlerësimin që duhej. Megjithatë unë nuk jam shumë për pjesën e çmimeve, çmimet ditët e sotme për mua nuk kanë vlerë. Mendoj që festivali është një lloj promovimi për artistët e rinj, për ata që dalin për herë të parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Liami eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Liami eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori