LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Pas pushimeve verore do të intensifikohet fushata për referendum

Mariçiq: Pas pushimeve verore do të intensifikohet fushata për referendum

Këshilltari i veçantë për integrimet euro-atlantike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Bojan Mariçiq tha se “pas mbarimit të pushimeve verore fushata do të intensifikohet dhe do të shfrytëzohen të gjitha metodat, në përputhje me Ligjin për referendum dhe interesin publik të definuar”.

“E gjithë fushata do të jetë që t’i informojë qytetarët për marrëveshjen, por edhe për përfitimet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, siç ceket në pyetjen e referendumit”, tha Mariçiq në një intervistë për Kanal 5, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se fushata do të jetë promovuese dhe informative, me qëllimin që publiku të jetë i informuar saktë dhe qytetarët t’i dinë informacionet për përfitimet nga BE-ja dhe NATO-ja.

“Bindja e qytetarëve para gjithash është se patjetër duhet të dalin dhe të votojnë sepse kjo është votë qytetare. Referendumi është votë qytetare më e lartë dhe e drejtë demokratike. Të gjithë ata, që janë të interesuar për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të dalin dhe të votojnë”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori