Marina, një javë festë për ditëlindje

Marina Vjollca është duke festuar “javën e lindjes” në përvjetorin e saj të 25-të.
Bukuroshja e Top Channel nuk është mjaftuar me festë njëditore, por e ka zgjatur festën e ditëlindjes në një javë.
Siç raporton Balkanweb, mbrëmjen e parë moderatorja ka zgjedhur të festojë me femrat e familjes në një nga restorantet më luksoze të kryeqytetit.
Megjithatë ditëlindja nuk është mbyllur me kaq për prezantuesen e “Procesit Sportiv”. Fundjavën ajo ka zgjedhur ta kalojë në bregdet, ku ka bërë një foto krejt e vetme, buzë detit, duke shkruar poshtë: 25.
Dhe si për ta mbyllur këtë festë që ka zgjatur disa ditë, Marina ka zgjedhur kolegët e emisionit të sportit. Pas punës në studio, ajo së bashku me stafin e ngushtë ka zgjedhur një nga lokalet në zonën e ishBllokut, për të vazhduar festën me pica e muzikë në sfond. /Telegrafi/













































