LAJMI I FUNDIT:

Marina amerikane eksploron objekte të çuditshme në det, a kanë aritur alienët?

Marina amerikane eksploron objekte të çuditshme në det, a kanë aritur alienët?

Anëtari i Komitetit të Sigurisë së Shtetit, Mark Walker, ka kërkuar nga Marina e SHBA-së të zbulojë takimet e raportuara me objekte të çuditshme në det, të cilat dalin në kundërshtim të plotë me ligjet e fizikës – dhe për të përcaktuar nëse ato përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Fiksimi me “objekte të paidentifikuara fluturuese” mori vëmendje me paraqitjen e objekteve supersonike të paidentifikuara në det, transmeton KosovaPress.


“Ne duhet të përcaktojmë nëse këto objekte përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare”, tha Walker.

Kapiteni i marinës amerikane, i cili pa objekte të çuditshme që sfidojnë ligjet e fizikës dhe që lëvizin me një shpejtësi të madhe, pa ndonjë motor të dukshëm, kanë bërë që zyrtarët amerikanë të kërkojnë sqarime.

Walker ka kërkuar nga ministri i Marinës, Richard Spencer, të sqaronte më tej – nëse bëhet fjalë për teknologji të avancuar ruse apo kineze – ose diçka tjetër?

“Ne jemi të shqetësuar. Duhet ta dimë se çfarë po përballet me marinën tonë”, tha Walker për Fox.

Ndryshe, dy vjet më parë, Qeveria amerikane më në fund pranoi se kishte nisur Programin e Avancuar të Identifikimit të UFO-ve, i cili ndërkohë është ndërprerë.

Sidoqoftë, Pentagoni ka konfirmuar se departamenti vazhdon të hetojë në mënyrë rutinore UFO-t.

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori