LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Qëllimi ynë është të mbajmë në Maqedoni staf të ri dhe të arsimuar

Mariçiq: Qëllimi ynë është të mbajmë në Maqedoni staf të ri dhe të arsimuar

Në takimin e sotëm të mbajtur në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore, ku janë takuar me studentët e universitetit. Në takim u trajtua rëndësia e programit “Erasmus Plus”, projektet e mobilitetit dhe rëndësia e tyre për progresin akademik.

“Programi “Erasmus Plus” u mundëson studentëve të arsimohen, të fitojnë njohuri dhe përvojë, ashtu si studentët nga vendet e tjera anëtare të BE-së. “Erasmus Plus” është shfaqur si një nga programet më të njohura të Bashkimit Evropian për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin.


Mundësia për të shkëmbyer ide dhe praktika të mira në kuadrin evropian dhe ndërkombëtar është një frymëzim për gjenerata të shumta të nxënësve, studentëve, stafit arsimor, si dhe organizatave dhe institucioneve që janë në gjendje të përfitojnë nga përfitimet që janë në dispozicion për ne”, tha Mariçiq.

Programi “Erasmus Plus”, tha ai, rrit ndjeshëm kompetencat e të rinjve dhe krijon shumë mundësi të reja për ta në arsimin formal dhe joformal. Lëvizshmëria, njohuritë dhe aftësitë që bëhen të disponueshme për të rinjtë përmes programeve dhe fondeve të BE-së hapin një perspektivë të ndritshme për ta.

Mariçiq inkurajoi studentët dhe të rinjtë që të kërkojnë një mënyrë për të realizuar ambiciet e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre për një të ardhme progresive të Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori