LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Pas ndryshimeve kushtetuese nuk besoj se do të ketë veto për anëtarësim në BE

Mariçiq: Pas ndryshimeve kushtetuese nuk besoj se do të ketë veto për anëtarësim në BE

Të gjitha obligimet tona me Bullgarinë janë të shkruara në letër dhe janë të inkorporuara ose në Kornizën Negociative ose në konkluzionet që kemi nga Këshilli i BE-së nga viti i kaluar, kështu që ajo që mund të presim është e parashikueshme, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq i cili thekson se nuk pret bllokada të reja nga Bullgaria pas ndryshimeve kushtetuese.

Mariçiq komentoi edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, i cili për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAC) theksoi se Maqedonia e Veriut është vendi më pak i ngacmuar në procesin e zgjerimit të BE-së, por ai është i sigurt se Bullgaria do të formulojë vazhdimisht kërkesa të reja.


Mariçiq tha sot se nuk e di se çfarë ka thënë Osmani, por tha se ajo çfarë do të ndodhë pas ndryshimeve kushtetuese është e sigurt.

“Para së gjithash, e dimë se pas përfundimit të ndryshimeve kushtetuese, Konferenca e dytë Ndërqeveritare duhet të mblidhet automatikisht dhe për këtë kemi një garanci të prerë nga presidenca spanjolle dhe në vijim. Çdo shtet anëtar mund të hapë një çështje disa herë gjatë negociatave, por mendoj se pas përfundimit të ndryshimeve kushtetuese askush, veçanërisht Bullgaria, nuk do të ketë besueshmërinë për të bërë asnjë lloj bllokimi, sepse mendoj se ka pasur mjaft bllokada”, tha Mariçiq./Telegrafi/