LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Negociatat me BE-në hapin mundësi për studiuesit nga Maqedonia e Veriut

Mariçiq: Negociatat me BE-në hapin mundësi për studiuesit nga Maqedonia e Veriut

Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, ndodhet sot në një vizitë pune në Bruksel me rastin e takimit dypalësh të shqyrtimit për kapitullin 25, “Shkenca dhe Hulumtimi”.

Në fjalën hapëse të takimit dypalësh para Komisionit Evropian, Mariçiq tha se qeveria e RMV-së është e gatshme të përmbushë kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive në programet hulumtuese, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të integrohet në zonën evropiane të hulumtimit dhe të japë kontributin e vet në të.


“Negociatat me BE-në hapin një cikël të ri në zhvillimin e shkencës dhe kërkimit në Maqedoninë e Veriut, dhe natyrisht kjo na jep një kornizë të mirë dhe motivim të madh për të vazhduar rrugën në të cilën jemi”, tha Mariçiq.

Mariçiq prezantoi shkurtimisht reformat dhe punën e bërë në këtë fushë, duke treguar se çfarë është ndërmarrë deri më tani dhe çfarë po punohet.

“Maqedonia e Veriut është në fazën përfundimtare të zhvillimit të strategjisë të specializimit të zgjuar sipas metodologjisë standarde të Bashkimit Evropian dhe në komunikim të vazhdueshëm me qendrën e përbashkët hulumtuese. Miratimi i strategjisë për specializim të zgjuar dhe ngritja e infrastrukturës institucionale për të mbështetur bashkëpunimin midis akademisë dhe biznesit është e një rëndësie të veçantë për krijimin e një ekonomie konkurruese”, tha Mariçiq./Telegrafi/