LAJMI I FUNDIT:

Mariah Carey nuk ia kthen ish-të fejuarit unazën prej 10 milionë dollarësh

Mariah Carey nuk ia kthen ish-të fejuarit unazën prej 10 milionë dollarësh
Mariah Carey (Foto: Getty Images)

Mariah Carey vazhdon ta mbajë unazën në vlerë prej 10 milionë dollarësh, të cilën ia kishte dhuruar për fejesë ish-parteri i saj, James Packer.

Këngëtarja është fotografuar gjatë fundjavës në New York me unazën e diamantit në gisht.


(Foto: Getty Images)

Diva e muzikës pop dhe miliarderi australian u ndanë vetëm nëntë muaj pas fejesës së tyre.

Packer ishte ndarë nga këngëtarja gjatë pushimeve të tyre në Greqi.

(Foto: Splash News)

Mirëpo, ajo vendosi që të mos ia kthente unazën e shtrenjtë, të cilën as ish-i fejuari nuk ia kërkoi më.

Pesë unazat më të shtrenjta të yjeve (Foto)
Lexo po ashtu Pesë unazat më të shtrenjta të yjeve (Foto)

Sidoqoftë, Packer e kishte përshkruar lidhjen me Mariah si një gabim.

(Foto: XPosurePhotos.com)

“Lidhja jonë ishte një gabim për mua dhe një gabim për të”, kishte thënë ai.

Një burim ka thënë se çifti i dikurshëm nuk i flasin më njëri-tjetrit dhe se Mariah e mban unazën në gishtin e mesit.

(Foto: Getty Images)

Burimet kanë thënë se Carey dhe Packer kishin arritur marrëveshje rreth çështjeve të tyre financiare në javën e kaluar dhe se këngëtarja e ka mbajtur unazën 10 milionë dollarëshe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
E ëma e Heidit i thotë të gjitha - nga mendimi i babait për dashurinë me Romeon e deri te ajo nëse do ta lërë Italinë për të

E ëma e Heidit i thotë të gjitha - nga mendimi i babait për dashurinë me Romeon e deri te ajo nëse do ta lërë Italinë për të

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori