LAJMI I FUNDIT:

Pesë unazat më të shtrenjta të yjeve (Foto)

Pesë unazat më të shtrenjta të yjeve (Foto)

Unazat e fejesës din të jenë të shtrenjta, por kur jeni yll i njohur botëror, padyshim se unaza e fejesës do të jetë super e shtrenjtë!

Telegrafi më poshtë ju sjellë pesë unazat e fejesës më të shtrenjta të yjeve të njohura botërore:


Mariah Cary

Si mbretëreshë e të gjitha gjërave ekstra, nuk është aspak befasi se Mariah Carey e kryeson listën e gurit më të shtrenjtë! James Packer i kishte propozuar martesë në vitin 2016 me një unazë platin dhe diamanti 35 karatësh, nga dizajneri i njohur Wilfredo Rosado. Vlera e kësaj unaze? 10 milionë dollarë!

Fatkeqësisht çifti asnjëherë nuk është martuar, por besohet se Carey ende e mban unazën!

Elizabeth Taylor

Elizabeth Taylor nuk luante lojëra kur ishte fjala për aksesorë (apo burra). Në vitin 1968, Richard Burton i kishte dhënë asaj një diamant 33.19 karatësh me një vlerë prej 8.8 milionë dollarëve. Nuk është aspak befasi se ajo e kishte mbajtur atë unazë deri në fund të jetës!

Kim Kardashian West

Kanye padyshim se i kishte propozuar martesë Kimit në një formë krejtësisht unike, megjithatë unaza 15-karat me vlerë 8 milionë dollarë e kishte ndihmuar të merrte një “PO” nga Kimi!

Beyonce

Edhe Mbretëresha Bey hyn në listën e yjeve me unazat më të shtrenjta në botë! Jay-Z i kishte propozuar asaj martesë me një unazë tejet të mahnitshme në vlerë prej 5 milionë dollarëve. Unaza është smerald 18 karatësh.

Paris Hilton

Vetëm katër muaj pasi Latsis i kishte propozuar Paris Hiltonit me unazën 25 karatëshe në vlerë prej 4.7 milionë dollarëve, çifti i kishte ndarë rrugët me njëri-tjetrin! /Telegrafi/