LAJMI I FUNDIT:

Marcelo: Zidane është si një vëlla i madh për mua

Marcelo: Zidane është si një vëlla i madh për mua

Marcelo ka folur për kënaqësinë e tij në kthimin e Zinedine Zidane në krye të Real Madridit për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me trajnerin francez.

Mbrojtësi brazilian kishte një sezon për të harruar për sezonin e fundit të Los Blancos, duke zhvilluar pak ndeshje dhe duke humbur vendin e tij në formacionin titullar nën drejtimin e Julen Lopetegui dhe pastaj të Santiago Solarit.


Megjithatë, kthimi i Zidanet në klub i dha Marcelos një shans të dytë, duke e kthyer atë titullar në ekipin e parë si zgjedhje e parë e krahut të majtë të mbrojtjes.

Pas prezantimit të Hazardit, këto janë dy formacionet e mundshme të Zidanet me belgun yll të skuadrës
Lexo po ashtu Pas prezantimit të Hazardit, këto janë dy formacionet e mundshme të Zidanet me belgun yll të skuadrës

Për këtë ka folur vet mbrojtësi brazilian, i cili ka folur fjalë të mëdha për trajnerin e tij, Zidane.

“Për mua, ai është si një vëlla i madh”.

“Jo vetëm për të luajtur përsëri, por për gëzimin që ai sjell”, ka thënë Marcelo për Esporte Espetacular. /Telegrafi/