LAJMI I FUNDIT:

Marcelino: Pogba nuk e meriton të ftohet në kombëtaren franceze para Kondogbias

Marcelino: Pogba nuk e meriton të ftohet në kombëtaren franceze para Kondogbias

Trajneri i Valencias, Marcelino ka marrë një goditje nga mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Marcelino nuk mund të besojë se si trajneri i Francës, Didier Deschamps vazhdon të preferojë mesfushorin e Unitedit para lojtarit të mesfushës së Valencias, Geoffrey Kondogbias.

“Ne e pamë se si luajti Kondogbia kundër Sevillës dhe e shikuam se çfarë paraqitje pati Pogba kundër Sevillës. Mendoj se ka disa lojtarë që kanë nivel më të dobët se Kondogbia dhe janë ftuar në kombëtaren franceze.

“Nëse do të isha trajner i Francës, do ta kisha zgjedhur atë. Kam respekt për trajnerët e tjerë, por si trajner i Valencias, unë jam i kënaqur me paraqitjet e Kondogbias”, tha Marcelino.

Ditën e djeshme Deschamps ka zbuluar emrat e lojtarëve të ftuar për miqësorët e ardhshme të Les Bleus kundër Kolumbisë dhe Rusisë.

Lista e lojtarëve të ftuar:

Portierët: Alphonse Areola (Paris Saint-Germain), Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille).

Mbrojtës: Lucas Digne (Barcelona), Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Presnel Kimpembe (Paris Saint-Germain), Laurent Koscielny (Arsenal), Benjamin Pavard (Stuttgart), Djibril Sidibe (Monaco), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid).

Mesfushorët: N’Golo Kante (Chelsea), Thomas Lemar (Monaco), Blaise Matuidi (Juventus), Paul Pogba (Manchester United), Adrien Rabiot (Paris Saint-Germain), Corentin Tolisso (Bayern Munich).

Sulmues: Wissam Ben Yedder (Sevilla), Ousmane Dembele (Barcelona), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Anthony Martial (Manchester United), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Florian Thauvin (Marseille). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori