LAJMI I FUNDIT:

Marc Overmars që transferoi Arbnor Mujën te Antwerp, dënohet me një vit ndalim për ushtrimin e detyrave sportive në Holandë

Marc Overmars që transferoi Arbnor Mujën te Antwerp, dënohet me një vit ndalim për ushtrimin e detyrave sportive në Holandë

Marc Overmars është dënuar me ndalim për një vit nga kampionati holandez i futbollit për dërgimin e fotove dhe videove të turpshme te punonjëset femra te Ajax.

Ish-anësori holandez u tërhoq nga pozicioni i tij si drejtor i futbollit në Ajax në shkurt 2022 , duke përmendur keqardhjen e tij për veprimet e tij dhe duke pranuar se ai u kishte dërguar një “seri mesazhesh të papërshtatshme” kolegeve femra.


Një muaj më vonë, atij iu dha një “shans i dytë” në skuadrën belge, Royal Antëerp, kur u emërua drejtor teknik i ekipit. Overmars tani është urdhëruar nga Gjykata Holandeze e Sporteve (ISR) që të përmbahet nga “ushtrimi i asnjë funksioni” me çdo organizatë holandeze të lidhur me FA për një periudhë prej dy vjetësh, njëra prej të cilave është pezulluar.

Që nga marsi 2022, Overmars është punësuar nga Antwerp, për të cilin ai ende ka të drejtë të punojë.

Thellohet skandali Overmars: U dërgonte në foto organet gjenitale kolegeve
Lexo po ashtu Thellohet skandali Overmars: U dërgonte në foto organet gjenitale kolegeve

Aktivitetet e Overmars në Belgjikë nuk ndikohen nga vendimi, por në vitin e ardhshëm, ai nuk do të jetë në gjendje të punojë për KNVB ose ndonjë organizatë tjetër të lidhur me shoqatën e futbollit holandez.

Antwerp nuk ka komentuar ende vendimin e ISR. Administrata e klubit e ka pranuar me hir emërimin e Overmars dhe nuk parashikon që ai të bëjë një tjetër gabim në Belgjikë.

Ka qenë Overmars ai i cili ka transferuar Arbnor Mujën te Antwrp nga Drita para një viti e gjysmë.

Ky ka qenë një transferim mjaft i qëlluar i klubit, pasi që Muja vetëm ka rritur dukshëm performacën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori