LAJMI I FUNDIT:

“Maratona” e Rosela Gjylbegut në ‘Këngën Magjike’

“Maratona” e Rosela Gjylbegut në ‘Këngën Magjike’

Këngëtarja Rosela Gjylbegu është padiskutim shembulli i elegancës dhe stilit në muzikë. Ajo është pëlqyer gjithnjë për paraqitjet e saj prestigjoze, të cilat shumica janë konvertuar në sukses, në shumë prej festivaleve të njohura.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur ta sprovojë veten edhe njëherë në festivalin “Kënga Magjike”, ndonëse është kampione e këtij eventi, të cilin e fitoi në vitin 2009 bashkë me Eliza Hoxhën.


“Maratonë” titullohet kënga më e re e saj, e punuar nga kompozitori i njohur Darko Dimitrov, dhe me tekst nga Lindon Berisha.

Rosela Gjylbegu gjatë interpretimit të këngës "Maratonë" (Kënga Magjike 2016)
Rosela Gjylbegu gjatë interpretimit të këngës “Maratonë” (Kënga Magjike 2016)

Kësaj here Rosela ka vendosur të vijë pak më ndryshe, me këngë më ritmike që përbrenda tekstit trajton një temë të ëmbël dashurie.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ajo ka rrëfyer arsyen se pse ka vendosur të shfaqet më energjike se herët e tjera, duke cekur se ‘çmimi’ që preferon gjithmonë në një festival, është dashuria që i dhuron publiku.

Rosela, keni vendosur të vini më ndryshe kësaj radhe në “Kënga Magjike” me këngë më ritmike? Pse ky ndryshim?

“Ishte një dëshirë e imja të vija ndryshe, koherente por me një mesazh të fortë e me një këngë që të mbetet menjëherë në vesh, nuk është e lehtë të bësh muzikë sot kur nuk ka një treg të mirëfilltë, ndaj unë gjthmonë përpiqem të sjell pak nga vetja, nga ndjesitë e mia, nga realiteti ku unë jetoj në të gjitha këngët që unë percjell, që njerëzit që dëgjojnë këngët e mia të gjejnë vetën.

Teksti është shumë i ëmbël dhe ka të bëjë me dashurinë. A ka lidhje me jetën tuaj private?

Teksti ka të bëjë me dashurinë që është e vetmja ndjesi qe na bën më të mirë dhe me të ndjeshëm, ndjesi e cila së fundmi është gjithnjë e më e zbehtë sepse njerzit dinë çmimin e çdo gjëje e vlerën e asgjëje, nga gjithçka ne përjetojmë çdo ditë, nga gjithçka ne përballemi, sfidat uljet e ngritjet, ngjarjet e dhimbshme që dëgjojmë ose përjetojmë ne prap duhet të jemi të fortë, te ngrihemi në këmbë, të luftojmë e te përmirësojmë jetën tonë duke dhënë sa më shumë dashuri, sepse vetëm kështu mund të ndryshojmë realitetin tonë sadopak, s’duhet të humbasim kurrë besimin por të jetojmë, e t’i marrim më të mirat kësaj jete. Që teksti i një këngë është shumë i rëndësishëm për të bërë një këngë të mbetet gjatë në kujtesën e njerëzve. Ndaj e vlerësoj dhe e çmoj shumë punën e Lindon Berishës, të cilin e falenderoj shumë për punën që ka bërë.

Rosela Gjylbegu
Rosela Gjylbegu

Cilat janë pritshmëritë tuaja këtë vit në “Kënga Magjike”, pasi ju njiheni edhe si kampione e këtij festivali?

Rikthehem në këtë festival sepse me mungojnë aktivitetet prestigjioze. Më mungonte publiku dhe gjithë ato që më ndjekin, më shkruanin, më kërkonin të rikthehesha dhe doja të isha prezente me një këngë me mesazh pozitiv, pasi kemi të gjithë nevojë për shkëmbim energjish pozitive sepse kemi nevojë të dashurojmë e të motivohemi për t’i përballuar sfidat që në përballemi çdo ditë.

Fakti që do të perdormoni live, a e bën më të bukur festivalin se vitet e tjera?

Te kënduarit live është shumë përgjegjësi, por ka një vlerë të jashtëzakonshme për të nxjerr në pah artistët e vërtetë.

rosela3
Momente nga performanca

Cilin çmim do preferonit të merrnit në natën finale?

Të kënduarit live është shumë pergjegjsi, por ka një vlerë të jashtëzakonshme për të nxjerr në pah artistët e vërtetë.

Cilat projekte presim nga ju pas “Këngës Magjike”?

Të shpresojmë që të dalim mirë dhe denjësisht në festival, të festojmë festat dhe më pas të mendojmë për planet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Beatrix Ramosaj shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram

Beatrix Ramosaj shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram

Magazina
Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine - këngëtarja reagon çuditshëm

Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine - këngëtarja reagon çuditshëm

Magazina
Kalo në kategori