Hellas Verona ka gjetur golin e parë në ndeshjen e javës së 23-të në Serie A ndaj Juventusit, por ky gol i është anuluar pas rishikimit të VAR-it.
Ishte mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0 të Veronës.
Goli i Kumbullës erdhi në minutën e 21-të pas asistimit të Miguel Velosos.
Megjithatë, goli i tij u anulua pas disa minutave, pas rikthimit të VAR-it.
Vlen të ceket se Kumbulla pikërisht sot ka festuar 20-vjetorin e lindjes. /Telegrafi/
⚽️ Verona vs Juventus | (GOAL DISALLOWED) 23' pic.twitter.com/Hz3uwru85f
— D9INE (@D9INE_ITALY) February 8, 2020