LAJMI I FUNDIT:

Maqedonisë i kërkohet ratifikimi i Marrëveshjes së Parisit

Maqedonisë i kërkohet ratifikimi i Marrëveshjes së Parisit

Rrjeti i aksionit klimatik në Evropë, Analitika, Eko-Svest, Front 21/24, Milieukontakt, Qendra e qelbërt e Maqedonisë dhe Go Green, u janë drejtuar me një thirrje, deputetëve të ardhshëm të kuvendit të Maqedonisë.

Ata kërkojnë që deputetët e ardhshëm të angazhohen për ratifikimin sa më të shpejtë të ”Marrëveshjes së Parisit”dhe të tregojnë gatishmëri për vendosmëri për zbatimin e plotë të saj.


Kjo marrëveshje hynë në fuqi para fillimit të konferencës për ndryshime klimatike, që mbahet nga 7 e deri më 18 nëntor në Marakesh të Marokut, ku do të flitet për detajet e zbatimit, respektivisht masat që do të mundësojnë ulje drastike të emitimit të gazrave nga serat./Telegrafi/