LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia fiton miqësoren ndaj Armenisë

Maqedonia fiton miqësoren ndaj Armenisë

Maqedonia e Veriut ka triumfuar në ndeshjen kontrolluese ndaj Armenisë me rezultat 2-0.

Takimi i luajtur në stadiumin “Blagoj Istatov” të Strumicës i takoi djemve të seleksionuesit Bllagoja Milevski që dominuan plotësisht ndeshjen ndaj armenëve, duke u treguar më të mirë në fushën e blertë.


Ndeshjen e zhbkllokoi Aleksandar Trajkovski në minutën e 43-të, kur pas një kombinimi perfekt me Elif Elmasin, realizoi për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Ristovski gjeti rrjetën në minutën e 59-të për epërsi 2-0 të Maqedonisë.

Deri në fund të ndeshjes, kishte kohë edhe për dy gola, kur i sapo inkuadruari në lojë Erdon Daci, realizoi në minutën e 88-të për shifrat 3-0, ndërsa në shtesat Armenia gjeti golin e vetëm me Spertsyan, duke u mbyllur kështu ndeshja me rezultat 3-1.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski luajti me formacion të kombinuar në këtë sfidë, duke iu dhënë mundësi shumicës së futbollistëve për të konfirmuar potencialin e tyre.

Maqedonia ndeshjet e radhës i luan muajin tjetër kur përballet me Italinë dhe Anglinë në kuadër të eliminatoreve të Europianit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori