LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpërbëhen mbi 600 armë zjarri dhe mbi 400 kilogramë drogë

Maqedoni, shpërbëhen mbi 600 armë zjarri dhe mbi 400 kilogramë drogë

Sot, me rastin e nëntë korrikut, Ditës ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve të zjarrit në fabrikën “Euronikel Industry” në Kavadar, u shpërbënë armë dhe droga narkotike që janë konfiskuar me vendime gjyqësore.

Shpërbërja e drogës dhe armëve u zbatua në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit Shtetëror për shpërbërjen e drogave narkotike dhe Agjencinë për menaxhim me pronë të patundshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në procedura paraprake ligjore, armët e zjarrit dhe drogat narkotike më herët ishin marrë nga magacinet e gjykatave dhe nga MPB, sipas Planit për marrjen e masave dhe aktiviteteve për marrje, bartje dhe ruajtjen e armëve dhe drogave.

“Bëhet fjalë për më shumë se 600 armë zjarr, nga ku pjesa më e madhe janë pistoleta, 358, pushkë 142, pushkë automatike 32, pushkë ajrore 54, një hedhës raketa etj. Sa i përket drogës së shpërbërë, bëhet fjalë për më shumë se 400 kilogramë droga narkotike si marihuna, hashishi, kokaina, heroina amfetamina etj. Dëshiroj të falënderoj kryesinë e ‘Euronikel Indrystry’ që ishte e gatshme që pa pagesë na ofruan bashkërisht ta realizojmë këtë aktivitet”, tha ministri Oliver Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori