LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shërohen 24 pacientë dhe 20 raste të reja me coronavirus

Maqedoni, shërohen 24 pacientë dhe 20 raste të reja me coronavirus

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 24 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Prej tyre 4 janë nga Shkupi, 3 nga Kumanova, 5 nga Prilepi, 6 nga Tetova, 4 nga Velesi dhe dy nga Manastiri.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, nga 744 testimet, janë regjistruar 20 rate të reja edhe atë: në Shkup 16, dhe me nga dy raste në Kumanovë dhe Prilep, njofton Telegrafi Maqedoni.


Gjithashtu në spitalin ‘8 shtatori’ humbi jetën një 63 vjeçar i hospitalizuar më 6 maj.

Momentalisht në Maqedoni ka 417 raste aktive me Covid-19. Deri tani janë shëruar 1.411 të shëruar dhe 113 vdekje./Telegrafi/