Maqedoni, një pacient me ethe të Nilit Perëndimor hospitalizohet në Klinikën Infektive

Një pacient nga Shkupi i cili është i infektuar me ethet e Nilit Perëndimor ndodhet në Klinikën Infektive.
Ky është rasti i parë për këtë vit në Maqedoni, ndërsa pacienti tashmë një javë merr frymë me ndihmën e pajisjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sëmundjen ia kanë zbuluar në Spitalin e Përgjithshëm '8 shtatori', dhe pas përkeqësimit të gjendjes është bartur në Klinikën Infektive.
Pacienti është i moshës 66 vjeçare. Me virusin që e përçojnë mushkonjat është infektuar para një muaji në mal, afër liqenit. Sëmundja manifestohet si grip, por shumica e rasteve kalojnë pa u shprehur simptomat./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































