LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nga shtatori çmime më të larta të disa shërbimeve postare

Maqedoni, nga shtatori çmime më të larta të disa shërbimeve postare

Nga një shtatori vendosen çmime të reja të shërbimeve postare në komunikacionin ndërkombëtar postar. Çmimet e reja kanë të bëjnë me letrat, kartelat postare, gjërat e shtypura dhe pakot e vogla.

Për letrën e standardizuar, shërbimi postar do të kushtojë 42 denarë, ndërsa po aq do të kushtojë edhe për kartelë postare.


Shërbimi postar për letër të jostandardizuar deri 20 gramë në vendet fqinje dhe në vendet e Evropës, të cilat janë në zonë të dytë, nga shtatori do të jetë 42 denarë, ndërsa për shtetet e tjera nga Evropa, të cilat janë në zonë të tretë, si dhe për Australi, Zelandë të Re dhe shtete të tjera të botës 45 denarë.

Për letrat e rekomanduara, do të paguhet 139 denarë si çmim shtesë që do t’i shtohet çmimit për shërbimin bazë.

Tek pakot e vogla deri 100 gramë, nëse dërgohen në shtetet fqinje dhe në vendet e Evropës nga zona e dytë do të paguhet shërbimi postar prej 105 denarëve, ndërsa për shtetet e tjera evropiane që janë në zonën e tretë, si dhe Australi, Zelandë të Re dhe shtete të tjera të botës 120 denarë. Për pakot më të mëdha prej 1000 deri 2000 gramë, çmimi i shërbimit postar për shtetet fqinje dhe për Evropë, zona e dytë, do të jetë 1.115 denarë, përderisa për shtetet e tjera evropiane, Australi, Zelandë e Re dhe shtetet e tjera të botës do të jetë 1.285 denarë.

Për libra të shtypur, gazeta dhe revista deri 20 gramë, shërbimi postar për shtetet fqinje dhe Evropë, zoona e dytë, do të jetë 37 denarë, ndërsa për Australi, Zelandë të Re dhe shtetet e tjera të botës 39 denarë. Për dërgesë me libra të shtypur, gazeta dhe revista të cialt peshojnë prej 1000 deri 2000 gramë, do të paguhet shërbimi postar prej 1.112 denarëve për shtetet fqinje dhe Evropa, zona e dytë, prëderisa për Australi, Zelandë të Re dhe shtetet e tjera të botës 1.265 denarë…

Për dërgesë me aeroplan të letrës, kartelës postare, gjërave të shtypura, pakove të vogla dhe të gjitha llojet e gjërave të shtypura për persona të verbër për Australi dhe Zelandë të Re dhe për vendet e tjera të botës, çmimi do të jetë nga 6 denarë për çdo 10 gramë peshë të dërgesës, që do të llogaritet si çmim shtesë dhe do t’i shtohet çmimit të shërbimit bazik. Për vendet nga Evropa, çmimi për këtë shërbim mbetet katër denarë në çdo 10 gramë peshë të dërgesës.

Nevoja për rritjen e çmimeve, siç qëndron në arsyetimin nga Agjencia për posta, është arsyetuar për disa shkaqe – disa nga çmimet ekzistuese të shërbimeve bazike dhe atyre shtesë në komunikacionin ndërkombëtar postar si dhe letër dhe kartelë postare janë në zbatim mbi 20 vite, përderisa çmimet e letrës së jostandardizuar, gjërave të shtypura dhe pakove të vogla, manual i rekomanduar dhe maipulim me letër, nuk janë ndërruar gjashtë vite, ndërsa shpenzimet për sigurimin e tyre janë rritur.

Në arsyetim ceket edhe se çmimet e rritura të shërbimeve postare janë mes më të ultave në rajon dhe se në kuadër të mesatares me vendet e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori