LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, konfiskohen 16.5 tonë cigare dhe 13 tonë duhan i papërpunuar

Maqedoni, konfiskohen 16.5 tonë cigare dhe 13 tonë duhan i papërpunuar

Zyrtarët doganorë në Maqedoninë e Veriut kanë konfiskuar 16.5 ton cigare dhe 13 ton duhan të papërpunuar, në dy aksione të ndara.

Siç informoi në konferencë për shtyp drejtori i Doganës, Gjoko Tanasovski, policia pas kontrollit ka ndaluar tentativë për kontrabandë në Tabanoc, në kufi të Maqedonisë së Veriut me Serbinë.

Fillimisht janë kapur cigaret që ka tentuar t’i kontrabandojë një kamion me targa serbe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 28 maj të këtij viti, në pikëkalimin kufitar Tabanoc, në kufi me Serbinë, gjatë kontrollit të një kamioni me targa serbe, doganierët kanë kapur 1 mijë pako cigare ilegale që peshonin 15 mijë kilogram. Në secilën pako ka nga 50 kuti, që është gjithsej 10 milionë cigare. Te i njëjti vendkalim kufitar më 24 maj, është kapur edhe një furgon tjetër me targa të Serbisë që transportonte 102 pako cigaresh të kontrabanduara. Cigaret janë prodhim kinez. “Hashima luxury size” dhe “Marlboro Delux”. Këto cigare vijnë prej një shteti tjetër ku është e vendosur fabrika kineze”, deklaroi drejtori i Doganës, Gjoko Tanasovski.

Në qershor të këtij viti, policia kufitare në vendkalimin me Greqinë, në Bogorodicë kanë zbuluar edhe një kamion tjetër me targa të Maqedonisë që po transportonte 130 kuti me duhan të papërpunuar, e që peshonte 13 mijë kilogram. Makina kishte deklaruar se po transportonte letër, por gjatë kontrollit, ishte konstatuar se ka duhan.

Duhani ishte paraparë që të shitet në tregun e Maqedonisë së Veriut. Nëse këto cigare do të përfundonin në tregun vendor sipas Doganës, buxheti do të dëmtohej për mbi 1 milion euro. Kundër kontrabandistëve tashmë janë ngritur kallëzimet adekuate penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori