LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, breshëri rrezikon të mbjellat

Maqedoni, breshëri rrezikon të mbjellat

Sistemi anti breshër sivjet nuk do të jetë në funksion për të mbrojtur të mbjellat bujqësore. Edhe pse në katër vitet e kaluara rezultoi me sukses përdorimi i një sistemi të tillë që pengon kristalizimin e ujit dhe transformimin e shiut në breshër, sivjet përkundër angazhimit të kompetentëve ai do të ndërpritet.

“Mbjellja ajrore e reve ajrore ishte një metodë efektive e zbatuar me sukses që nga viti 2019, e cila në disa raste ka parandaluar me sukses dëmtimin e kulturave bujqësore në të gjithë territorin nga breshëri. Fatkeqësisht, lufta në Ukrainë shkaktoi një tronditje të madhe në tregun botëror të reagjenseve të përdorur si përbërës në karburantet e raketave, prandaj reagjensë të tillë janë të mangët dhe nuk janë të disponueshëm. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në mënyrë të rregullt ka realizuar procedurën për prokurim publik, por për dallim nga vitet e kaluara, kësaj radhe asnjë operator ekonomik nuk ka aplikuar në thirrje”, thonë nga Ministria e Bujqësisë dhe Enti Sinoptikan.


Për më tepër shërbimi meterologjik do të vazhdojë të ndjekë situatën dhe sapo të stabilizohet tregu me reagjensë do të rishpall një prokurim të ri publik për aktivizimin e masës së mbrojtjes nga breshëri përmes mbjelljes ajrore.

Ndërkohë, do të raportojë rregullisht për kushtet e motit dhe do të paralajmërojë me kohë për fatkeqësi të mundshme të motit në mënyrë që fermerët të marrin masat mbrojtëse me kohë. Si rregull ky sistem, përdoret për parandalimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore nga shfaqja e breshërit. Andaj edhe ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

Për përdorimin e sistemit të mbjelljes ajrore të reve të breshrit, ministria ndan çdo vit 1 milion euro nga buxheti i saj dhe ai është përdorur që nga viti 2020. Arsyeshmëria e kësaj metode si dhe rëndësia e saj në mbrojtjen e tokës bujqësore mbështeten edhe nga shifrat që tregojnë se përqindja e mbrojtjes nga breshëri në tokat bujqësore është 80 për qind, që është një përqindje e mirë nëse merret parasysh se në mbarë botën e tyre suksesi në mbrojtjen nga breshëri në tokën bujqësore shkon mesatarisht në rreth 60 për qind, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Statistikat zyrtare thonë se në mungesë të përdorimit të sistemit në vitin 2016, dëmi në bujqësi ishte 233.6 milionë denarë, ndërsa në vitin 2018 ishte 489.5 milionë denarë. Në vitet e përdorimit të sistemit, dëmet kanë qenë dukshëm më të vogla, ku në vitin 2020 ato ishin 120.4 milionë denarë, ndërsa vitin 2021 ishin 194 milionë denarë.

Breshëri në dekadën e fundit në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar dëme të mëdha në prodhimtarinë bimore, apo ka dëmtuar kulturat bujqësore në një shkallë të konsiderueshme, posaçërisht në periudhën e vegjetacionit të bimëve. Dëmet janë shënuar jo vetëm në vreshtari, pemëtari etj. Paraprakisht në 30 vite ishte në funksion sistemi i raketave që bëjnë shpërndarjen e reve me breshër. Mirëpo, edhe për këtë mbrojtje nga breshri shpesh ka pasur ankesa nga fermerët se nuk i ka mbrojtur sa duhet dhe ka shkaktuar humbje të konsiderueshme në punën e tyre.

Ekspertët sugjerojnë edhe përdorimin e rrjeteve për mbrojtjen nga breshëri. Njëherësh edhe sigurimi bujqësor tek ne nuk pasur ndonjë sukses më të madh si rrjedhojë e kontestimit të lartësisë reale të dëmit nga ana e kompanive të sigurimit, por edhe pagesës së një pjese të dëmit nga ana e shtetit tek të mbjellat e ndryshme bujqësore që shkaktohen nga moti i keq.

Në Shtetet e Bashkuara, kultivuesit dhe prodhuesit mund të blejnë një politikë sigurimi të bimëve me rrezik të shumëfishtë përmes Korporatës Federale të Sigurimit të Kulturave. Megjithatë, ndërsa mbulon humbjet për shkak të shkaqeve natyrore si thatësira dhe sëmundjet, ai nuk mbulon dëmet e shkaktuara nga stuhitë e breshërit. Këtë e mbulon vetëm sigurimi privat i breshrit për të mbrojtur veten, fushat e tyre dhe pajisjet e tyre. Lidhur me mbrojtjen ardhshme bujqësore nga breshri, ekspertët amerikan vlerësojnë se përderisa kriza klimatike bëhet më e keqe dhe kushtet e motit po përkeqësohen, stuhitë e breshrit dhe fatkeqësitë e tjera natyrore do të bëhen edhe më të zakonshme. Në një garë me kohën, fermerët, novatorët dhe mendjet e ndritura të sotme ka të ngjarë të bashkëpunojnë për të krijuar zgjidhje të reja për mbrojtjen nga breshëri bujqësor. Teknologjia e re do të dalë në treg dhe prodhimi i tyre masiv do të ndihmojë në mbrojtjen e tokave bujqësore në të gjithë globin./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori