Manxholli: Prishtina e Besa janë rivalët tanë

Duke folur për luftën për titullin kampion, Manxholli vlerëson se kundërshtarët kryesor të 89-shit janë Prishtina e Besa.
“Ka edhe shumë ndeshje, por duhet një angazhim i madh i futbollistëve. Jemi të vendosur që t’i fitojmë së pari të gjitha ndeshjet e mbetura në stinorin vjeshtor”.
“Sa i përket garës për titull, rival kryesor i shohim Prishtinën dhe Besën. Prej skuadrave që mund të na prishin punë është shembull Ferronikeli, që është një skuadër shumë stabile por mbetet të shihet se sa do të vazhdojë me rezultate të tilla”, deklaroi Manxholli për Arenën.
Trepça ’89 këtë javë luan në udhëtim ndaj Ferizajt. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































