LAJMI I FUNDIT:

Manolas te Chelsea ose Unitedi?

Manolas te Chelsea ose Unitedi?
Manolas është në formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Romën

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, thuhet se ka refuzuar Zenit St Petersburg, kështu që Manchester United dhe Chelsea mund të ndërhyjnë në transferimin e tij.

Qendërmbrojtësi grek kishte rënë dakord për një marrëveshje me klubin rus, por nuk u paraqit për testet mjekësore të tij.


Roma pranon ofertën, Manolas bëhet me skuadër të re
Lexo po ashtu Roma pranon ofertën, Manolas bëhet me skuadër të re

Më pas u zbulua se kishte një mosmarrëveshje rreth pagesës, pasi Manolas donte pagat e tij të përcaktuara në euro, në vend të valutës ruse Rubles.

Monedha ruse ka qenë më e paqëndrueshme në vitet e fundit, kështu që lojtari dhe agjenti i tij donin të siguronin pagën e tij në euro për të shmangur humbjet për shkak të luhatjeve valutore.

Chelsea ndërhyn, dëshiron ta marrë Manolasin
Lexo po ashtu Chelsea ndërhyn, dëshiron ta marrë Manolasin

Tani SportMediaset raporton se problemi nuk mund të zgjidhet, dhe Manolas nuk do të lëvizë në Rusi te Zeniti.

Sidoqoftë, ai ka shumë pak gjasa të kthehet në ekipin Giallorossi, sidomos sepse ata duhet ta shesin për të ndihmuar klubin me Financial Fair Play.

Mendohet se reprezentuesi grek tani ka gjasa të shkojë në Ligën Premier Angleze, me të dy gjigantët, Manchester United dhe Chelsea, që janë të interesuar. /Telegrafi/