“Mania” e re: Cilat ngjyra po i shihni në këtë xhaketë? (Foto)

Vajza e njohur si Nina, e ka postuar në llogarinë e saj në Tumblr, një fotografi ku shihet një xhaketë sportive.
“Shoqja më thotë se është e zezë me ngjyrë kafe, por mua më duhet se është gjelbër mbyllët dhe nuanca më e errët e së kuqes”, ka shkruar Nina, transmeton Telegrafi.
Komentet rreth fotografisë kanë qenë të ndryshme, me disa që e shohin shenjën e Adidasit si ngjyrë kafe, kurse të tjerë mendojnë se e ka ngjyrën si të tjegullave.
Këndi prej nga është fotografuar kjo xhaketë, besohet se shkakton një mashtrim optik, duke e lënë shikuesin të hutuar rreth ngjyrës konkrete. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/02/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































