LAJMI I FUNDIT:

Manchester United prezanton Bruno Fernandesin, klubit anglez transferimi i tij i kushtoi 55 milionë euro

Manchester United prezanton Bruno Fernandesin, klubit anglez transferimi i tij i kushtoi 55 milionë euro

Manchester United e ka prezantuar nënshkrimin e fundit, Bruno Fernandes, që vjen nga Sporting Lisbona.

Bruno ka nënshkruar një kontratë për pesë vjet e gjysmë, me mundësi për të zgjatur edhe për një vit.

25 vjeçari portugez ka kontribuar me 63 gola dhe 52 asistime në 137 paraqitje për klubin portugez.

Mësohet se Bruno Fernandes i ka kushtuar Mancheser Unitedit plot 55 milionë euro.

Lojtari u shfaq i lumtur me nënshkrimin për klubin e madh:  “Dashuria ime ndaj Manchester United filloi kur e shihja Cristiano Ronaldon, dhe që atëherë kam qenë një tifoz i madh i këtij klubi të shkëlqyeshëm”.

“Për mua që tani të luaj për Manchester United është ndjenjë e papërshkrueshme, kam punuar shumë për të arritur deri në këtë moment dhe mund t’u premtoj tifozëve se do të jap gjithçka që të na sjellë më shumë sukses dhe trofe”, ishin fjalët e tij të para.

Ai ka bërë 19 paraqitje për Portugalinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori