LAJMI I FUNDIT:

“Manchester United me Mourinhon do tu kthehet titujve”

“Manchester United me Mourinhon do tu kthehet titujve”

Mesfushori i Fenerbahces, Luis Nani ka lavdëruar trajnerin e ri te Manchester Unitedit, Jose Mourinhon.

Ish-futbollisti i “Djajve të Kuq”, thotë se tekniku portugez është menaxher fantastik, dhe sipas tij, më i miri në botë viteve të fundit.

“Mourinho është një menaxher fantastik, më i miri në botë viteve te fundit, këtë e ka treguar kudo që ai ka shkuar”, ka thënë Nani.


“Ne dimë se ai mund të bëjë gjera të mëdha në çdo ekip që ai shkon. Pra, ne shpresojmë së ai do të ndihmojë Manchester Unitedin për të fituar përsëri tituj”, ka theksuar ai. /Telegrafi/