LAJMI I FUNDIT:

Manchester United këshillohet të nënshkruajë me Phillips pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Euro 2020 Anglinë

Manchester United këshillohet të nënshkruajë me Phillips pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Euro 2020 Anglinë

Manchester Unitedi është këshilluar të nënshkruajë me mesfushorin e Leeds United, Kalvin Phillips, pas një sërë paraqitjesh të jashtëzakonshme për Anglinë në Euro 2020.

Phillips është impresionues në Euro 2020 dhe i ka ndihmuar Tre Luanët të arrijnë në një finale të parë të madhe të turneut që nga viti 1966.


Ish-sulmuesi i Unitedit, Dimitar Berbatov ka qenë i impresionuar me paraqitjet e Phillips, si për Leeds ashtu edhe për Anglinë, dhe ai do të ishte i interesuar ta shihte atë në Old Trafford.

Lampard ngrit në qiell dyshen Rice - Phillips: Janë duke zhvilluar një evropian të mrekullueshëm
Lexo po ashtu Lampard ngrit në qiell dyshen Rice - Phillips: Janë duke zhvilluar një evropian të mrekullueshëm

“Kalvin Phillips u dallua përsëri në fitoren 2-1 2-1 ndaj Danimarkës në gjysmëfinale”, ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.

“Ai ka qenë një nga lojtarët e turneut dhe, herët a vonë, unë pres që ai të largohet nga Leeds për një klub më të madh”.

“Ofertat do të vijnë për të pas turneut. Ai po luan me pjekuri, shkathtësi, duke ditur kur të vrapojë me top dhe kur të pasojë”.

“Unë do të doja ta shihja atë të nënshkruante për Manchester United”, përfundoi ish-sulmuesi i Djajve të Kuq.

25-vjeçari është i adhuruar nga tifozët e Leeds si dhe menaxheri Marcelo Bielsa, duke adoptuar pseudonimin e ‘Yorkshire Pirlo’ që nga debutimi në 2014.

United thuhet se është në treg për një mesfushor dhe ka nevojë për një zëvendësim afatgjatë të Nemanja Matic dhe Philipps shihet ideali.

Kontrata e Phillips nuk skadon deri në vitin 2024 dhe Leeds është në një pozicion të fortë për të mos shitur, pas një përfundimi në pjesën e epërme të tabelës në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori