LAJMI I FUNDIT:

Manchester United gati t’ia plotësojë kushtet Kingsley Comanit

Manchester United gati t’ia plotësojë kushtet Kingsley Comanit

Manchester United është i gatshëm të paguajë kërkesat e Kingsley Coman për ta bindur atë të largohet nga Bayern Munchen.

BILD shkruan se Bayern Munich ka frikë se Coman mund të bashkohet me United këtë verë.


Marrëveshja aktuale e Coman me Bayern skadon në 2023 dhe kampionët gjermanë janë të etur që të lidhin kontratë të re me të.

Sidoqoftë, Bayern është i shqetësuar se anësori francez mund ta kthejë kokën nga United.

Raporti shkruan se United do të ishte i gatshëm të paguante 24-vjeçarin deri në 300 mijë euro në javë për ta joshur atë të kalojë në Ligën Premier./Telegrafi/