LAJMI I FUNDIT:

Manchester United e nis me fitore sezonin e ri, Pogba dhe Shaw fusin në ‘kurth’ dhelprat

Manchester United e nis me fitore sezonin e ri, Pogba dhe Shaw fusin në ‘kurth’ dhelprat
MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 10: Fred of Manchester United shakes hands with his team mates prior to the Premier League match between Manchester United and Leicester City at Old Trafford on August 10, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manchester United e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës Premier, duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Djajtë e Kuq që fituan penallti që në minutën e dytë.


Nga pika e bardhë i sigurt u tregua Paul Pogba që arriti ta mposht portieri Kasper Schmeichel.

Paul Pogba me shokë feston Manchester Unitedin (Getty Images)

Mysafirë e Leicester  u kundërpërgjijën me blerjen e re James Maddison, i cili gjuan bukur, por edhe më bukur pret David de Gea.

Alexis Sanchez kishte rast shumë të mirë në minutën e 40-të, por gjuajtja e tij me kokë shkoi pak mbi portë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta doli të jetë pak më interesante.

Liecester provoi për 15 minuta të krijojë pasi kishte volum loje, por United ishte i vendosur mirë.

Pamje nga ndeshja (Getty Images)

Juan Manuel Mata nga një kundërzbritje kishte rast të mirë, por që topi shkoi afër shtyllës, pas një devijimi.

Rastin më të mirë për Leicesterin e kishte Kelechi Iheanacho që gjuajti bukur, po David de Gea ishte në vend.

Me tu futur në lojë Romelu Lukaku kishte rast të mirë në minutën e 73-të. Pasim i bukur nga Sanchez dhe i vetëm me portier ai nuk shënon, pasi pritja e Schmeichel ishte e jashtëzakonshme.

Unitet golin e qetësisë e gjeti në minutën e 83-të, kur Juan Manuel Mata pason bukur te Luke Shaw, i cili shënoi për 2-0.

Luke Shaw duke e festuar golin (Getty Images)

Goli i bukur i anglezit që doli të jetë i pari në karrierë si senior.

Jamie Vardy ishte ai që shënoi golin e shpresës për dhelprat në minutën e dytë të kohës shtesë.

Nisje shumë e mirë e Manchester United  që ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Brighton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori