LAJMI I FUNDIT:

Manchester City – Crystal Palace, publikohen formacionet zyrtare

Manchester City – Crystal Palace, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në mes të Manchester Cityt dhe Crystal Palaces.

Ky takim do të zhvillohet në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier, derisa do të fillojë në ora 16:00 në Etihad Stadium.


Për këtë takim, Pep Guardiola do të jetë pa lojtarët si, Aymeric Laporte dhe Leroy Sanen, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Shqiponjat nuk mund të llogarisin në lojtartë si, Max Meyer, Milivojevic, Mamadou Sakho, Johan Schlupp dhe Andreë Townsend, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Stones, Fernandinho, Mendy, Gundogan, Silva (C), De Bruyne, Bernardo, Sterling, Aguero.

Formacioni startues i Crystal Palaces: Guaita, Kelly, Cahill, Tomkins, Riedewald, McArthur, McCarthy, Kouyate, Zaha, Ayew, Tosun. /Telegrafi/