LAJMI I FUNDIT:

Manaj e dëshiron qëndrimin e Rejas te Shqipëria

Manaj e dëshiron qëndrimin e Rejas te Shqipëria

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, foli për mikrofonin e “Supersport”, pas fitores me Moldavinë.

Ai u shpreh se është i kënaqur për golin e shënuar, edhe pse do donte të shënonte edhe në Turqi, ndërsa shpreh dëshirën që Reja të rinovojë me Kombëtaren.

Nuk shënoje që prej ndeshjes së parë ndaj Kosovës. Si u ndjetë?

Ishte gol i kërkuar. Kisha disa ndeshje që doja të shënoja. Sot, shënova, por me rëndësi është që të fitonim. Trajneri e kishte përgatitur mirë. Bëmë një nga ndeshjet më të mirë, edhe pse ishte e vështirë të vinim këtu të luanim pas humbjes me Turqinë.

Di të shënosh vetëm gola të vështirë, dhe jo të thjeshtë?

Si të bësh një supergol, si një gol koti, është njësoj. Do doja që të shënoja me Turqinë, sepse mund të provonim për Evropian, por kështu është futbolli. Një herë të ngre lart, një herë të ul.

Reja po ju jep besim…

Trajnerin e njohim, ka qenë në ekipe të mëdha, por për njeriun që është, na ka lënë shumë gjëra të lira. Kur jemi në fushë ose stërvitje, kërkon që të japi 100%. Kam një raport të mirë me të. Folëm pak pas ndeshjes. E falënderoj që po më jep mundësi, dhe shpresoj që të rinovojë me Kombëtaren. /Panorama/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori