LAJMI I FUNDIT:

Man Utd synon fitore te Fulhami për ta rikthyer pozitën e parë, formacionet zyrtare

Man Utd synon fitore te Fulhami për ta rikthyer pozitën e parë, formacionet zyrtare

Fulhami dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mysafir të londinezëve në takimin e vlefshëm për javën e 18-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Craven Cottage nga ora 21:15.


Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë, por pas barazimit ndaj Liverpoolit synon t’i kthehet fitores dhe pozitës së parë.

Në anën tjetër, vendasit janë në një formë të dobët, por duan rezultat pozitiv për t’i ikur fundit të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fulham: Areaola; Tete, Andersen, Loftus-Cheek, Adarabioyo, Cavaleiro, Lookman, Reed, Bryan, Anguissa, Aina;

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Bailly, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Bruno, Martia; Cavani;

/Telegrafi/