LAJMI I FUNDIT:

Man Utd rivalizon Chelsean për portierin Onana

Man Utd rivalizon Chelsean për portierin Onana

Manchester Unitedi është bashkuar Chelseat në garën për transferimin e portierit të Interit, Andre Onana.

Portieri 27-vjeçar nga Kameruni shkëlqeu në sezonin e tij debutues me Interin, pasi u bashkua si lojtar i lirë verën e kaluar. Ai shpejt zëvendësoi Samir Handanovicin si numri 1 nën drejtimin e Simone Inzaghit dhe nuk zhgënjeu.


Onana u dallua në ecurinë e Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke luajtur çdo minutë në skenën evropiane, pasi bëri përshtypje si me topin në këmbët e tij, ashtu edhe me aftësitë e tij për të ndalur gjuajtjen.

Chelsea ia ofron Interit dy yje për Andre Onanan
Lexo po ashtu Chelsea ia ofron Interit dy yje për Andre Onanan

Sipas The Guardian, Man Utd është në kërkim të një portier të ri për të zëvendësuar David de Gea dhe ka vendosur të konkurrojë me Chelsean për Onanën, i cili mund të shitet nga Interi pas vetëm një viti për një fitim të rëndësishëm.

Nerazzurrët janë të vetëdijshëm se mund të humbasin 27-vjeçarin këtë verë, ndaj kanë identifikuar David Raya të Brentford si një zëvendësues të mundshëm.

Guglielmo Vicario i Empolit gjithashtu është lidhur me një lëvizje te klubi nga Lombardia.

Chelsea tashmë ka qenë në kontakt të ngushtë me Interin në lidhje me Onanën, mes temave të tjera, dhe ofertat mund të fillojnë të vijnë në javët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori