LAJMI I FUNDIT:

Man Utd harton listën e ngushtë me tre sulmues për t’i ofruar ‘mbështetje’ Rasmus Hojlund

Man Utd harton listën e ngushtë me tre sulmues për t’i ofruar ‘mbështetje’ Rasmus Hojlund

Manchester Unitedi thuhet se do të synojë një sulmues të ri me përvojë në janar për të mbështetur Rasmus Hojlund, me klubin që ka hartuar tashmë një listë të ngushtë me tre lojtarë që pëlqehen.

Hojlund iu bashkua Unitedit nga Atalanta në një transferim me vlerë rreth 80 milionë euro në afatin kalimtar të verës.


Ai ende nuk e ka hapur llogarinë e golave në Ligën Premier, por ka tre sosh në emër të tij, pasi ka shënuar kundër Bayern Munich dhe Galatasaray dy herë në Ligën e Kampionëve.

Ka një ndjenjë në klub se 20-vjeçari do të përfitonte nga puna pranë një sulmuesi më me përvojë, i cili gjithashtu mund të shënojë gola.

United po mendon të shtojë një tjetër sulmues në radhët e tyre pasi ata besojnë se përforcimi i duhur do të ndihmonte në zhvillimin e Hojlund, duke pasur parasysh moshën e tij të re.

Nga Bellingham te Pedri dhe Wirtz - Futbollistët nën 21 vjeç me vlerën më të lartë në treg
Lexo po ashtu Nga Bellingham te Pedri dhe Wirtz - Futbollistët nën 21 vjeç me vlerën më të lartë në treg

Stafi i rekrutimit po monitoron lojtarët në të gjithë Evropën përpara se të bëjë një lëvizje në janar për të lehtësuar presionin ndaj reprezentuesit danez.

Ivan Toney i Brentford, i cili ka një çmim të madh, mendohet se po kërkon një largim në të ardhmen e afërt, me United të interesuar.

Arsenali dhe Chelsea po shikojnë gjithashtu 27-vjeçarin, i cili regjistroi 20 gola në ligë sezonin e kaluar.

Mehdi Taremi, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, është gjithashtu në radarin e United.

31-vjeçari ka qenë në forme për Porton që kur u transferua në klub më 2020. Ai shënoi 31 gola mbresëlënës në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Victor Osimhen plotëson listën e ngushtë me tre persona.

Sulmuesi i Napolit ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve pas bëmave të tij të pabesueshme në Itali.

Ai ka shënuar gjashtë gola në ligë në tetë ndeshje këtë sezon, pasi ka shënuar 31 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori