LAJMI I FUNDIT:

Man United-Aubameyang, shumë e vështirë

Man United-Aubameyang, shumë e vështirë

Manchester United do të sfidohet ”ashpër” për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Lajmin e ka konfirmuar Goal, portal i cili shkruan se ”Djajtë e Kuq” janë duke e vëzhguar sulmuesin nga Gaboni që një kohë të gjatë.


Për shërbimet e Aubameyang, United duhet të paguaj 70 milionë euro, por ata do ta kenë edhe Real Madrid-in në garë për transferimin e lojtarit.

Kujtojmë se Aubameyang është edhe në radarin e Real Madridit dhe Arsenalit.