eksperti-banner

West Ham United dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kryesore të javës së 37-të në Ligën Premier.

“Qytetarët” janë mysafir të “Çekanëve” në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në London Stadium me fillim nga ora 15:00.


Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje me një seri pozitive prej pesë fitoresh radhazi dhe synon të gjashtën, pasi tri pikë këtu dhe një dështim i Liverpoolit në ndeshjen e ardhshme, do t’i shpallte kampion.

Në anën tjetër, vendasit e David Moyes janë në formë të tmerrshme së fundmi, por fitorja në ndeshjen e fundit ka kthyer vetëbesimin dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

West Ham: Fabianski; Coufal, Zouma, Dawson, Cresswell; Rice, Soucek; Bowen, Lanzini, Fornals; Antonio; Man City: Ederson; Cancelo, Fernandinho (C), Laporte, Zinchenko; Rodrigo, De Bruyne, Bernardo; Mahrez, Jesus, Grealish;/Telegrafi/

telegrafi sport app