Real Madridi ka intensifikuar interesimin për transferimin e Rodrit, duke e konsideruar mesfushorin e Manchester Cityt si përforcimin ideal për repartin e mesfushës.

Sipas raportimeve të L'Equipe, kërkesa për afrimin e reprezentuesit spanjoll vjen drejtpërdrejt nga trajneri Jose Mourinho, i cili e sheh Rodrin si një nga pjesët kyçe të projektit të tij në "Santiago Bernabeu".


Megjithatë, Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Klubi anglez i ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh kartonit të 30-vjeçarit, duke e bërë të qartë se çdo klub i interesuar duhet të paguajë këtë shumë për të nisur negociatat.

Real Madridi ka qenë shumë aktiv gjatë këtij afati kalimtar, duke transferuar emra si Marc Cucurella, Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe ish-bashkëlojtarin e Rodrit te Manchester City, Bernardo Silva.

Në klubin madrilen besojnë se ardhja e Rodrit do të kompletonte mesfushën dhe do t'i jepte skuadrës ekuilibrin e nevojshëm për të synuar trofetë më të rëndësishëm në Evropë.

Nga ana tjetër, Manchester City e vlerëson maksimalisht mesfushorin spanjoll, i cili pati një verë historike duke udhëhequr Spanjën si kapiten drejt triumfit në Kupën e Botës 2026.

Në moshën 30-vjeçare, Rodri konsiderohet ende në kulmin e karrierës së tij, falë inteligjencës taktike, aftësisë për të kontrolluar ritmin e lojës dhe rolit vendimtar në mesfushë.

Sipas raportimeve, qëndrimi i fortë i Cityt vjen edhe për faktin se Rodri ka refuzuar disa oferta për rinovimin e kontratës në "Etihad Stadium", duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere./Telegrafi/

telegrafi sport app