LAJMI I FUNDIT:

Mallkimi i familjes së aktores së njohur: Dy vajza vdiqën, një djalë bëri vetëvrasje, njëra vajzë u martua me të dashurin e nënës (Foto)

Mallkimi i familjes së aktores së njohur: Dy vajza vdiqën, një djalë bëri vetëvrasje, njëra vajzë u martua me të dashurin e nënës (Foto)

Vdekja e djalit të Mia Farrow, Thaddeus, është një prej tragjedive të shumta që ka përjetuar aktorja e famshme. Djali i saj, i cili ishte paraplegjik, ka bërë vetëvrasje me armë zjarri në automjetin e tij në Connecticut. Ai ishte 27 vjeç.

“Jemi të pikëlluar me humbjen e Thaddeusit, djalit dhe vëllait tonë të dashur. Ishte një person i këndshëm, i guximshëm që përjetoi shumë vështirësi në jetën e tij të shkurtër. Na mungon”, ka shkruar Mia në rrjetet sociale pas kësaj tragjedie.


Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që aktorja humb parakohe një anëtar të familjes. Shumë kohë para vdekjes së Thaddeusit është folur që familja e saj është e mallkuar. 71-vjeçarja deri më tani i ka varrosur tre fëmijë.

Vdekja parakohe është bërë një mallkim në familjen e Mia Farrow.
Vdekja parakohe është bërë një mallkim në familjen e Mia Farrow.

Nga viti 1973 e këndej, Mia ka adoptuar dhjetë fëmijë, ndërsa i ka edhe katër fëmijë biologjikë. Nga dhjetë fëmijët e adoptuar, tre kanë vdekur (njëri prej tyre gjatë kohës sa ishte e martuar me Woody Allen). Dy të tjerë kanë thënë se janë keqtrajtuar nga filmbërësi i famshëm, mirëpo kjo nuk është dëshmuar asnjëherë.

Vdekja e Thaddeus Farrow ia ka kujtuar publikut familjen, e cila ishte ndër të parat në Hollywood që filloi të adoptonte fëmijë nga vendet e varfra.

Vet Mia kishte pasur fëmijëri të vështirë. Prindërit e saj kishin problem me vartësinë nga alkooli, ndërsa kishin shtatë fëmijë. Si nëntëvjeçare, ajo ishte sëmurë nga poliovirusi dhe mezi kishte mbijetuar. Aktorja ka treguar se kjo përvojë e kishte detyruar që të merrej me punë humanitare.

Me ish-burrin Andre Previn ka lindur tre fëmijë, nga të cilët më i madhi ka 46 vjet. Pastaj filluan të adoptonin fëmijë. Fillimisht, ata i morën dy vajza nga Vietnami. Katër vite më vonë, adoptuan një vajzë nga Koreja, të cilën e kishte braktisur nëna e saj prostitutë. Nga tre fëmijët e parë të adoptuar, vetëm njëra i mban kontaktet me Mian.

Mia Farrow dhe vajzat e adoptuara, Lark dhe Daisy.
Mia Farrow dhe vajzat e adoptuara, Lark dhe Daisy.

Përkundër gjithë këtyre ndodhive, Mia nuk u ndal së adoptuari fëmijë. Ajo i ofroi strehë një vajze të verbër nga Vietnami, e cila ishte e para që vdiq në moshë 19-vjeçare (në vitin 2000).

Njëra nga vajzat, Lark Song Previn, kishte filluar të merrte drogë dhe në moshën 20-vjeçare u infektua me HIV. Dy fëmijët e saj (vajza) lindën të infektuara me HIV dhe jetuan në varfëri, pasi ajo nuk mund të kujdesej për to. Lark ishte 35 vjeçe kur vdiq nga pneumonia, si komplikim i AIDS-it, në vitin 2008. Gjatë kësaj kohe Mia ndodhej në Kongo për punë humanitare.

Vajza e adoptuar nga Koreja, Soon-Yi Previn, kishte nisur një aferë me Woody Allen gjatë kohës sa aktori dhe regjisori ishte në lidhje me nënën e saj, Mia. Madje vajza e braktisi nënën dhe u martua me filmbërësin e famshëm. Kurrë më nuk kanë folur me njëra-tjetrën.

Vajza e aktores u martua me të dashurin e nënës.
Vajza e aktores u martua me të dashurin e nënës.

Skandalet për abuzime seksuale dhe fizike vazhduan, si ndaj Mias ashtu edhe ndaj Allen. Pas të gjitha këtyre tragjedive, Mia e kuptoi se vajzën e saj Dylan (të cilën e kishte adoptuar në SHBA në vitin 1985), Allen e kishte keqtrajtuar seksualisht kur ajo ishte shtatëvjeçare, ndërsa filmbësrësi i ka mohuar këto pohime.

Pjesë e familjes së aktores u bë edhe një djalë afro-amerikan, të cilin e kishte braktisur nëna e tij narkomane. Po ashtu, Mia adoptoi një tjetër vajzë të verbër nga Vietnami, e cila ishte rritur e rrethuar nga drogat dhe në varfëri.

Thaddeus ishte paraplegjik.
Thaddeus ishte paraplegjik.

Thaddeusin e adoptoi në vitin 1994, pasi ishte braktisur në Calcutta si fëmijë. Ai ishte paraplegjik dhe kishte vuajtur nga poliovirusi. Lypte para rrugëve, ndërsa në jetimore e kishin rrahur fëmijët tjerë. Tre vite më parë kishte nisur të punonte si automekanik dhe mësonte për punën në polici. Mirëpo, ditë më parë ai i dha fund jetës për motive ende të panjohura. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori