LAJMI I FUNDIT:

Malisheva pa asnjë të prekur me COVID-19 dhe pa asnjë rast aktiv

Malisheva pa asnjë të prekur me COVID-19 dhe pa asnjë rast aktiv

Edhe sot të gjitha testet për COVID-19, në Komunën e Malishevës, kanë dalë negativ dhe vazhdohet gjendja pa asnjë rast aktiv. 

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë se menaxhimi i situatës me COVID-19, vazhdon të jetë në nivelin më të lartë, transmeton Telegrafi.


“Brenda mundësive dhe hapësirës së përgjegjësisë që kemi si komunë, jemi duke e monitoruar dhe jemi duke e menaxhuar situatën pandemike, sikur në ditët e para të shfaqjes së saj në territorin tonë. Nga sot me urdhëresë të veçantë të kryetarit të komunës, nuk do të kryhet asnjë shërbim brenda institucionit të komunës, për të gjithë qytetarët, të cilët nuk mbajnë maska mbrojtëse dhe gjithashtu ju kemi kërkuar edhe bizneseve, sidomos gastronomisë dhe atyre që ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët, që në përpikëri t’iu përmbahen udhëzimeve për mbrojtje nga COVID-19”, ka thënë sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Edhe 83 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe 83 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Berisha ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“E gjithë kjo punë, i gjithë ky kujdes i treguar, në radhë të parë nga qytetarët, nuk duhet të lejohet që të shkoj dëm tani, prandaj, edhe sot, sikur edhe herëve tjera, ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjitha bizneseve, me theks të veçantë sektorit të gastronomisë, që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve dhe ti zbatojmë vendimet që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse ndaj COVID-19”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, sot janë konfirmuar 83 raste të reja me coronavirus në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori