Ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons kishte dërguar në drejtim të kryeministrit Albin Kurti një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX). Mbi këtë bazë, Simmons ka kërkuar të raportojë në Kuvendin e Kosovës për të gjitha këto pretendime.
Në dëshminë e Simmons drejtuar kryeministrit, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX-it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale. Deri më tani, nga qeveria nuk janë përgjigjur në këtë letër të Malcom Simmons. Ishte prokurori i parë i specializuar i Gjykatës Speciale në Hagë.
Por, në këtë pozitë, David Schwendiman nuk qëndroi më shumë se dy vjet. Asokohe kishte thënë se po jepte dorëheqje për shkak të zbatimit të ligjeve amerikane, që sipas tij nuk ia lejonin mbajtjen e kësaj pozite më gjatë. Por, është ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, që po pretendon se pas largimit të Schwendiman fshihet edhe diçka tjetër.
Në dëshminë e tij 25-faqëshe drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Simmons ka shkruar se Schwendiman ishte përjashtuar për shkak nuk kishte gjetur prova për krerët e UÇK-së.
Letrën e plotë të Simmonsit drejtuar Kurtit, e ka siguruar RTK, e nëpërmjet të cilës ai kërkon të raportojë në Kuvend. Malcom Simmons pretendon se Gjykata Speciale ishte mbështetur nga ndërkombëtarët, për tu afruar me Serbinë pasi këta të fundit, nuk besonin në Gjykatat e Kosovës.
“Pas themelimit të Dhomave të Veçanta të Kosovës, fillova të dëgjoja thashetheme që qarkullonin te Menaxhmenti i lartë se Brukseli nuk ishte i kënaqur me prokurorin e Dhomave të Veçanta, David Schwendiman, sepse zyra e tij nuk kishte ngritur aktakuza. Insinuata në atë kohë ishte se zyra e prokurorit kishte menduar se provat kundër disa anëtarëve të profilit të lartë të UÇK-së ishin të pamjaftueshme. Isha i informuar se diskutimet vazhdonin në Bruksel me pikëpamjet që z. Schmendenman të zëvendësohej nga një person tjetër që do të mund t’i besohej”, thuhet fillimisht në dëshminë e Simmons.
Në letrën që e dërgoi më 3 qershor, Malcom Simmons tregon deri në detaje pretendimet për keqpërdorime të EULEX-it në raste të ndryshme kundër ish-krerëve të UCK-së. Me kërkesën që të raportojë në Kuvend, Simmons ia ka bërë të ditur Kurtit, se dhjetëra dosje prokurorët e EULEX-it i kishin dërguar te Prokuroria e Beogradit.
Sipas tij, EULEX-i asnjëherë nuk e kishte lejuar ta hetonte këtë gjë.
“Para caktimit tim si kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, isha në dijeni për diskutimet brenda EULEX-it në lidhje me transferimin e dosjeve te autoritetet prokuroriale të Serbisë. Unë gjithashtu isha në dijeni për bisedimet e vazhdueshme ndërmjet prokurorëve të EULEX-it dhe atyre të Serbisë. Në të vërtetë, prokurorët e EULEX-it udhëtonin në Serbi në shumë raste, për t’i diskutuar lëndët me prokurorët serbë. Kur u bëra kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it më 2014, zbulova që me dhjetëra dosje të krimeve të luftës u ishin dorëzuar autoriteteve prokuroriale në Serbi.”, i ka shkruar tutje Simmons kryeministrit Kurti.
Në letrën e tij, ish-gjyqtari flet për ndikime politike në rastin Kleçka, Drenica dhe atë të Oliver Ivanoviq. Të gjithë gjyqtarët që nuk respektonin urdhrat nga lartë, e që sipas Simmonsit vinin nga Brukseli, të njëjtit akuzoheshin për korrupsion. Gjithçka në EULEX, sipas tij, varej për ta çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi.
“Ekzistonin po ashtu objektiva të qarta politike të misionit. Për komunitetin ndërkombëtar, prioritet u bënë marrëdhëniet me Serbinë dhe shtyrja përpara e dialogut Prishtinë-Beograd. Ata që e pengonin procesin shiheshin si obstruksionistë që duhej të largoheshin nga pozitat me pushtet dhe ndikim. Gjyqtarët e EULEX-it ishin mjeti për ta arritur këtë. Ajo që nuk mund të arrihej me anë të dialogut politik, do të arrihej përmes procesit të shtrembëruar gjyqësor. Këtu përfshiheshin personat e tërë spektrit politik, jo vetëm ish-komandantët e UÇK-së, por edhe politikanët e popullarizuar.”, thuhet në letër.
Deri më tani nga Qeveria nuk ka kthyer përgjigje për letrën e Malcom Simmons, përderisa i njëjti është në pritje të një përgjigjeje edhe nga Komisioni për Legjislacion. Malcolm Simmons është një ndër sinjalizuesit që raportoi për shkeljet e rënda politike dhe orkestrimin e proceseve gjyqësore në misionin e EULEX-it në proceset ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /rtk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë