Tenisti i ri nga Shkupi, Mal Agushi dhe tenistja më e mirë kosovare Aja Broqi janë fitues te turneut memorial “Arben Zeka” që u mbajt në Pejë.

Në finale në konkurrencën e meshkujve Agushi mposhti ish kampionin e shumëfishte te Kosovës, Granit Bajraliun me 2-0 në sete, 7/6 dhe 6/3 .

Reklama

Ne gjysëmfinale Agushi ishte më i mirë se Melos Nallbani, derisa Bajraliu eliminoi Muhamed Zuljin.

Ne konkurrencën e femrave Aja Broqi fillimisht në gjysmëfinale ishte më e mirë se Blearta Ukehaxhaj derisa Broqi e dominoi meçin final duke e mposhtur Marija Djukic pa asnjeë gem të humbur, 6/0 dhe 6/0.

Reklama

Turneu është organizuar nga Klubi i Tenisit Peja, Federata e Tenisit të Kosovës dhe Komuna e Pejës dhe është mbështetur nga “Prince Caffe”.

Reklama

Arben Zeka ishte një ndër themeluesit e KT Peja e i cili tragjikisht ndërroi jetë në vitin 2002 në Kanada.  Ai la pas vetes dy fëmijë të mrekullueshëm, Nolin dhe Hanën. /Telegrafi/